Për Familjen në Kosovë – Udhëtoni pa Stres me AirTiketa

Po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës me familjen për në Kosovë?
Me AirTiketa, ju dhe familja juaj udhëtoni të qetë e pa stres nga aeroporte të ndryshme evropiane direkt drejt Prishtinës.

Mirësevini në AirTiketa – partneri juaj i besueshëm për çaste të paharrueshme familjare.

 

Udhëtime familjare në Kosovë me AirTiketa

Udhëtimi me fëmijë drejt vendlindjes kërkon organizim të mirë dhe shërbim të besueshëm. Në AirTiketa, komoditeti i familjes suaj është prioriteti ynë kryesor që nga nisja.

Që nga ulja e anëtarëve të familjes afër njëri-tjetrit, transporti pa pagesë i karrocës së fëmijës e deri te pesha e bollshme e bagazhit, ne ju lehtësojmë çdo hap të rrugëtimit.

Me AirTiketa, ju dhe më të dashurit tuaj shijoni komoditet maksimal, mikpritje të ngrohtë dhe një mbërritje të sigurt në Prishtinë.