
Udhëtime Familjare me AirTiketa
Udhëtime Familjare me AirTiketa: Komoditet & Përgatitje e Plotë
Udhëtimi me familjen është një përvojë me plot gëzim. Me përgatitjen e duhur, fluturimi bëhet i lehtë dhe pa stres për prindërit dhe fëmijët. AirTiketa siguron rregulla të qarta dhe shërbime cilësore që udhëtimi juaj familjar të nisë mbarë që nga dita e parë.
Listë Kontrolli për Fluturim pa Stres
- Kontrolloni Pasaportat: Çdo fëmijë (përfshirë foshnjat) duhet të ketë pasaportën ose kartën e vet të identifikimit.
- Rezervoni Vendet Paraprakisht: Zgjidhni ulëset pranë njëri-tjetrit që gjatë blerjes së biletës.
- Kryeni Check-in Online: Përdorni check-in-in online 48 orë para nisjes për të shmangur pritjet në aeroport.
- Përgatitni Argëtimin: Shkarkoni lojëra, përmbajtje audio ose vizatime në pajisjet tuaja përpara se të hipni në avion.
Karriget e Fëmijëve & Karrocat (Buggies)
Karrocat e palosshme për fëmijë deri në 10 kg mund të merren deri te porta e hyrjes në avion (Gate) në shumicën e aerorporteve. Pas aterrimit, karroca ju dorëzohet menjëherë te shkallët e avionit ose në zonën e marrjes së bagazheve.
Vëmendje për rregullat e aerorporteve: Në disa aerorporte (si p.sh. në Shtutgart), karrocat duhet të dorëzohen paraprakisht në banakun e bagazheve me madhësi të veçantë.
Nëse keni fluturim me transit, njoftoni stafin nëse ju nevojitet karroca gjatë ndalesës. Karrocat ultra-kompakte ("Pocket Buggys") që kanë përmasat e bagazhit të dorës dhe janë të paketuara lejohen të merren brenda në kabinë. Karrocat mbi 10 kg dorëzohen si bagazh i zakonshëm.
Rregullat e Moshës për Foshnjat [INF – Nën 2 Vjeç]
- Vendqëndrimi & Siguria: Foshnjat nën 2 vjeç udhëtojnë në krahët e prindit me rrip të posaçëm sigurie, pa vend të veçantë.
- Kufiri i Numrit: Një i rritur lejohet të shoqërojë vetëm një foshnjë. Numri i foshnjave në avion nuk mund të kalojë 10 % të numrit të përgjithshëm të ulëseve.
- Mbushen 2 Vjeç gjatë Udhëtimit: Nëse fëmija mbush 2 vjeç gjatë periudhës së udhëtimit, për fluturimin e radhës duhet të reservohet ulëse e veçantë.
- Personi Shoqërues: Personi shoqërues duhet të jetë së paku 18 vjeç (ose 16 vjeç nëse është anëtar i familjes).
Rregullat e Moshës për Fëmijët [CHD – 2 deri 11 Vjeç]
- Ulëse e Veçantë: Fëmijët nga 2 deri në 11 vjeç udhëtojnë në ulëse me çmim të zbritur për fëmijë.
- Shoqërimi Nën 5 Vjeç: Fëmijët nën 5 vjeç udhëtojnë vetëm të shoqëruar nga një i rritur.
- Rregullat për Grupet & Kujdestarët (5 deri 14 Vjeç): Fëmijët e moshës 5 deri 14 vjeç që udhëtojnë me një shoqërues të autorizuar (mbi 18 vjeç) duhet të paraqesin:
- Certifikatën e lindjes së fëmijës
- Pasaportën e vlefshme të fëmijës
- Kopjen e pasaportës së prindërve
- Prokurën e nënshkruar nga prindërit
